Rrahje masive në një familje kanë ndodhur dje në Prishtinë. Burra e gra të një familjeje janë rrahur, aq sa dy prej tyre kanë marrë dhe lëndime trupore.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, dy meshkuj janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar me procedurë të rregullt.
“Prishtinë 06.10.2019 – 16:00. Është raportuar se ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa familjarëve meshkuj dhe femra K/shqiptare, për shkak të mosmarrëveshjeve. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Janë arrestuar dy meshkuj K/Shqiptarë dhe me urdhër të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.