Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me vëllain e tij ka dëmtuar dyert e oborrit.
Ky sherr mes vëllezërve thuhet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, me ç’rast policia ka konfiskuar edhe disa armë.
“Personi i arrestuar gjatë intervistimit ka pranuar se posedon armë M/48. Arma me pesë fishekë të kalibrit 7.9 mm dhe një thikë janë konfiskuar”, bëri të ditur policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./FaktePlus