Aktuale

Sherr me armë në kryeqytet, plagosen 2 persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri ditë e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Selitës.

Nga raportimet paraprake mësohet se të shtënat janë dëgjuar tek zona e njohur si “stacioni i fundit” i Tiranës së Re ku 2 persona pas konfliktit mes tyre kanë përdorur armë duke mbetur të plagosur të dy.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas vendosjes së perimetrit të sigurisë ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.