Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se është shëruar pacientja e parë me koronavirus.
Xhaferi përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se pacientja e shëruar sot do të lirohet për në shtëpi.
“Pacientja e parë në Vushtrri me Coronavirus tashmë është shëruar 🙏 Ajo sot lirohet nga Klinika Infektive. Sonte presim ende lajme të mira. Pas çdo vështirësie vie lehtësimi, këtë betejë po e fitojmë bashkë. Faleminderit punëtorëve shëndetësor ata janë heronjt tanë. Faleminderit qytetarëve për patriotizmin qytetar. Ju ftoj të vazhdojmë me angazhim e disciplinë, ti respektojmë masat dhe të ndihmojmë qytetin e qytetarët.#rrinshpi ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin”, ka shkruar Xhaferi.