Aktuale

Shërohen të gjithë të infektuarit me Coronavirus në Podujevë

Podujeva ishte një ndër komunat e para në Kosovë që është prekur nga pandemia Covid-19.

Madje një 85 vjeçar nga fshati Dumnicë, në Podujevë ishte viktima e parë nga ky virus në vend.

Nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari ka thënë për “Front Online”, se 9 personat e prekur nga Coronavirus në këtë komunë, tashmë janë shëruar.

“Kjo nuk është duke më penguar dhe jam duke e menaxhuar situatën me COVID-19, në regjionin e Komunës së Podujevës. Deri më tani kemi vetëm 9 persona të prekur me Coronavirus dhe shumica prej tyre janë shëruar. Disa janë ende në vetë izolim në shtëpi”, ka thënë Rudari.

Rudari ka dhënë detaje shtesë për këto 9 raste.

“Deri më tani 4 persona janë të shëruar klinikisht, 1 ka vdekur, pra rasti i parë në Podujevë, si dhe 4 të tjerë janë ende në izolim shtëpiak që kanë rezultuar negativ dhe pritet që ta përfundojnë edhe izolimin shtëpiak”, ka thënë ndër të tjera ai.

E për qytetarët në Podujevë nuk janë duke munguar ndihmat.

“Tani jemi duke u marrë me qytetarët, me pako dhe me ndihma që i kemi miratuar në Kuvend Komunal. Jemi duke i shpërndarë ato dhe jemi duke u marrë edhe me aktivitetet të tjera ditore”, ka thënë Rudari.

the authorGazetaKNN