Aktuale

Shërohen pesë zyrtarë të burgjeve të prekur me COVID-19, deri tani asnjë i burgosur nuk është infektuar

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se deri tani tani në qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit, asnjë i burgosur nuk është prekur me “Covid 19”, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja bën me dije se deri tani shtatë zyrtarë korrektues kanë rezultuar pozitivë, pesë prej të cilëve tashmë janë shëruar.

“Nga shtatë të infektuarit, pesë janë nga Qendra e Paraburgimit Mitrovicë, një nga Qendra Korrektuese Dubravë dhe një nga Qendrën e Paraburgimit Gjilan. Nga ky numër, të shëruar janë pesë, ndërsa dy zyrtarë janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë”, thuhet në komunikatë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, sipas planit operativ “Coronavirus”, me qëllim të parandalimit të përhapjes së Pandemisë Covid -19, përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave, aktiviteteve dhe masave të parapara për ruajtjen e sigurisë, shëndetit dhe higjienës nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

the authorGazetaKNN