Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë të dielën se procesi zgjedhor po ecën pa probleme dhe pret që i gjithë procesi të përfundojë i qetë dhe sipas planit të paraparë.
Ai në një konferencë për media mbarëvajtjen e procesit zgjedhor e ka vlerësuar të qetë dhe dinjitoz.
“Për të gjithë qytetarët që deri më tani kanë marr pjesë në proces të votimit , një proces siç e theksuam edhe më herët mjaft dinjitoz, raportet menjëherë na vijnë nga komisionarët dhe vëzhguesit tanë besoj që është duke shkuar sipas skenarit të paraparë qetë. Ajo që presim në orët në vazhdim është që ashtu siç ka shkuar procesi, siç është zhvilluar procesi i zhvillimit të përfundojë edhe procesi i numërimit. Votuesi sovrani ka shkuar te kutitë e votimit dhe e ka thënë fjalën e vet. Detyrë e të gjithë komisionarëve dhe vëzhguesve është që ta lexojnë atë të drejtë. Presim që jo vetëm për partitë politike, por edhe për kandidatët vota e sovranit e votuesit të lexohet ashtu siç ai e ka dhënë”, ka thënë Sherifi.
Ai ka shprehur besimin se edhe deri në fund të procesit zgjedhor, votimet do të kalojnë ashtu siç e parasheh ligji./kp/