Aktuale

Sherifi : Qeveria dhe Kuvendi të merren me qentë endacakë

Deputeti i Nisma për Kosovën Bilall Sherfi, ka shprehur shqetësimin për mossigurimin e fëmijëve dhe njerëzve të moshuar në një kohë ku janë shumuar qentë endacak.

Sherifi thotë se nuk është e udhës u është lënë në përgjegjësi të komunave kjo çështje, për shkak se siç tha ai, kanë kapacitete të vogla buxhetore që të merren me këtë problem.

Ai thotë se është Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi të cilët duhet të merren seriozisht me trajtimin e këtij problemi, para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi me pasoja fatale.

“Ky Kuvend dhe Qeveria e kanë për obligim se para se të humben jetëra të vihet kjo çështje nën kontroll”, tha Sherifi.

Ai ka porositur kolegët e tij dhe funksionarët në Qeveri që t’ua dinë hallin njerëzve që udhëtojnë me këmbë.

“Hyni pak nën lëkurën e njerëzve te cilët ecin me këmbë nëpër fshatra e nëpër Komunën e Prishtinës. Është urgjente që të ndërmerren masa edhe Qeveria të bëjë një plan që të trajtohet kjo çështje”, tha Sherfii./KosovaPress/