Aktuale

Sherifi: Nuk ka pasur proces zgjedhor më të rregullt se sot

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi gjatë një konference për media tha se sot është një ditë e madhe për Kosovën .

“Sot është një ditë e madhe për Kosovën , është dita e sovranit dita kur flet ai dhe gjithë të tjerët dëgjojnë heshtin dhe presin se cili do të jetë verdikti i tij gjatë ditës së sotme. Nga raportimet që i kemi nga shtabet tona zgjedhore nëpër degë dhe nëndegë marrim informacione shumë inkurajuese për një proces shumë të mirë shumë të qetë , shumë dinjitoz ashtu qysh i ka hije një vendi demokratik. Dalja është shumë më mirë se në orët e paradites , presim dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët zotuesit që të dalin sa më shumë ta bëjnë këtë ditë madhështore ashtu siç i ka hije qetë dhe të pranojmë rritjen e qytetarëve, i cili do të jetë ai në mënyrë që vendi të merr atë që e flet sovrani. Gjithashtu koalicioni jonë është i gatshëm që shpejt menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të filloj punën për krijimin e qeverisjes së ardhshme” , tha Sherifi.

Ai shtoi se deri më tani nuk ka pasur proces zgjedhor më të rregullt në Kosovë sesa ky që është duke ndodhur sot./KP