Shërbimi federal rus ka arrestuar “pjesëtarë të grupeve terroriste” që kanë planifikuar sulme në Moskë, bën të ditur sot agjencia RIA.
Ky shërbim sipas agjencisë ka vepruar me urdhra të komandantit të ISIS në Turqi. Në grupin e të arrestuarve gjenden edhe qytetarë të Moldavisë dhe Taxhikistanit.
Tek të arrestuarit janë gjendur armë dhe eksploziv.