Studimi i ekspertëve nga Britania e Madhe tregon se si konsumimi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë dëmtimin serioz të mëlçisë, madje edhe te personat krejt të shëndetshëm.
Ushqimi i pasur më sasi të madhe me sheqer lidhet me praninë e yndyrave në gjak e mëlçi, paralajmërojnë ekspertët nga “University of Surrey”. Kjo sjell deri te ndryshimet në metabolizmin e yndyrave, që rezulton me shtimin e rrezikut për sulm në zemër dhe në tru. Të dhënat ishin bazuar në vëzhgimin e 25 meshkujve me moshë mesatare jetësore. Revista shkencore “Clinical Science’ shkruan se si të dhënat e tilla janë brengosëse për praninë e konsumimit të tepërt të sheqerit te personat e rinj në moshë.