Aktuale

Shënohet rekord i tiketave të trafikut të shqiptuara nga Policia

Numri i pjesëmarrësve në trafik të cilët po i shkelin rregullat e komunikacionit është duke u rritur vazhdimisht këtë vit.

Kështu thonë të paktën statistikat e Policisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, Policia ka shqiptuar gjithsej 2025 tiketa trafiku në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 51 aksidente prej të cilave 34 pa të lënduar, 17 me të lënduar dhe asnjë me fatalitet./arbresh.info/