Aktuale

Shënohet Dita Botërore kundër Kancerit

Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe Klinika e Onkologjisë organizojnë sot shënimin e Ditës Botërore të Kancerit.

Sipas një njoftimi, ata do të shpërndajnë broshura informuese për sëmundjet malinje në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Ky aktivitet besojmë do të kontribojë në ngritjen e vetëdijes së popullatës për këtë sëmundje, gjithashtu në shtimin e fokusit të organeve vendim-marrëse për një trajtim më të dinjitetshëm të sëmurëve onkologjik”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Përndryshe, kjo ditë 4 Shkurt është Dita Botërore kundër kancerit, në gjithë botën por edhe në Kosovë zhvillohen fushata ndërgjegjësuese.

Kjo sëmundje e rëndë që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit është përgjegjëse për 20 për qind të vdekjeve që ndodhin në Evropë. Çdo vit, mbi 3 milionë raste të reja diagnostikohen me kancer. Kanceri mbetet sëmundja e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas patologjive kardiovaskulare./KosovaPress/