Po përpiqeni të lexoni një libër dhe të koncentroheni por mendja juaj vazhdimisht është diku tjetër dhe ju nuk mund të ndaloni së menduari për një mijë gjëra brenda pak minutave.
Nëse kjo po ju ndodhë kohëve të fundit, atëherë ju jeni duke u përballur me “attention deficit disorder” e që ka të bëjë me çrregullim të vëmendjes, transmeton Indeksonline.
Shqetësimet e kohë pas koheshe të cilat ju pengojnë të koncentroheni në punë, lexim e gjëra të tjera gjatë përditshmërisë suaj, kanë të bëjnë me këtë lloj çrregullimi.
Mirëpo, është mirë të bëni kujdes sepse nëse këto simptoma zgjasin shumë, mund të keni të bëni me ankth e jo vetëm me çrregullim të vëmendjes./Indeksonline/