Kuriozitete

Shenjat që tregojnë se e keni gjetur shpirtin binjak

Është e lehtë që të gjesh gjëra të përbashkëta me shumicën e njerëzve. Por të “përshtatesh” është shumë e vështirë.

Një rastësi e tillë quhet “të gjesh shpirtin binjak”, që ndodh shumë pak herë në këtë jetë, nëse jo asnjëherë.

Por, se a e keni gjetur shpirtin tuaj binjak mund ta zbuloni përmes shenjave që Gazeta Express i sjell për ju më poshtë:

Një shpirt binjak nuk është i njëjtë me dashurinë e vërtetë

Një shpirt binjak dhe një person i dashur, fati juaj, dashuria juaj e vërtetë. Këto nuk janë gjëra të njëjta. Shpirti juaj binjak mund të jetë miku juaj, i afërmi, i dashuri ose e dashura, ose thjeshtë dikush i njohur. Nganjëherë, vetëm duke i parë ata, duke i dëgjuar ose duke qeshur së bashku e kupton se i keni shumë të afërt shpirtërisht.

Është sikur njiheni për mijëra vite

Ndoshta shenja më e saktë se keni gjetur shpirtin binjak është ndjenja se njiheni me njëri-tjetrin që njëmijë vjet. Mund ta takoni dikë që është dy herë më i moshuar se ju ose të një kombësie ose feje tjetër, por në të njëjtën kohë e kuptoni se të kupton – në mënyrë më të thellë të mundshme, transmeton Gazeta Express.

I keni vlerat e njëjta

Mund të keni shije të ndryshme në rroba, ushqim, ose gjëra të vogla, por në aspektin e principeve morale, shprehjes emocionale dhe prioriteteve në jetë, jeni shumë të ngjashëm. Keni një sistem të njëjtë vlerash dhe pikëpamje të njëjta.

“Ligji i Pasqyrës”

Nëse dëshironi t’jua thjeshtësojmë, shpirti ynë binjak është “reflektimi ynë” ose “reflektim i brendësisë sonë”. Ju i kuptoni ata dhe e kuptoni edhe veten në të njëjtën kohë sepse i shikoni ata sikur të shikoheni në pasqyrë – për shpirtin, natyrisht, dhe jo pamjen. Kjo shenjë njihet si “Ligji i Pasqyrës”.

Së bashku jeni kreativ

Lidhja juaj e afërt shpirtërore dhe pikëpamjet e njëjta kanë një potencial të madh për të zhvilluar diçka kreative, për të krijuar diçka së bashku – prej aventurave e deri tek planet e karrierës.

Nuk keni pse e ndryshoni njëri-tjetrin

Jeni shumë të ngjashëm. Nëse duhet t’i ndryshoni ata ose po provoni t’i ndryshoni, atëherë nuk i keni vlerat, pikëpamjet dhe planet e njëjta… kështu që ata nuk janë reflektimi juaj. /Gazeta Express