Vendimi i qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes veç se ka shkaktuar kaos dhe tubime të mëdha të qytetarëve në pikat e postës.
Tubimet në fjalë po bëhen për të marrë ndihmat sociale, që sot do të jepen për dy muaj, shkruan lajmi.net.
E qytetarët në tentativë për t’i ikur kufizimit të kohës së qarkullimit, janë mbledhur të gjithë, duke mos mbajtur distancën sociale e duke rrezikuar kështu edhe përhapjen masive të virusit.
Tubime të këtilla të njerëzve janë vërejtur edhe në Prishtinë, teksa lajmi.net raportoi më herët për këtë dukuri në Pejë e Gjakovë.




















