Rajon & Botë

Shembet ndërtesa, 7 persona humbin jetët

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pas shembjes së një ndërtese në Mumbai të Indisë, njofton policia.Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për dhjetëra persona të tjerë të cilët druhet se kanë ngecur nën rrënoja, transmeton Express.

Ndërtesa gjashtë katesh u shemb sot në kryeqytetin financiar të Indisë.Ndërtesa në zonën populluar dendësisht Bhendi Bazaar besohet se ishte 100 vjet e vjetër.

Mumbai është duke e marrë veten nga shirat e mëdha dhe vërshimet.“Dyzet persona besohet se kanë ngecur brenda saj, ndërsa një ekip prej 43 pjesëtarësh është duke i kryer operacionet e shpëtimit,” ka thënë një zyrtar indian për AFP.