Aktuale

Shefja e re e EULEX-it merr detyrën

Alexandra Papadopoulou sot e ka marrë detyrën si shefe e re e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Diplomate e lartë greke me përvojë të gjatë në Ballkan, ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000. Angazhimet e kohëve më të fundit të saj përfshijnë shërbimin si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, Belgjikë, si dhe Drejtoreshë e Përgjithshme për çështje të BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë gjatë kryesimit të paradokohshëm të BE-së nga Greqia në vitin 2014.

“Kam kënaqësinë të jem Shefja e re e Misionit EULEX dhe të vazhdoj t’i ndihmoj autoritetet në ndërtimin e një sistemi të pavarur dhe efikas të drejtësisë këtu në Kosovë,” tha Papadopoulou.

Gjatë ditëve dhe javëve në vijim, Papadopoulou do të takohet me partnerët kryesorë të EULEX-it dhe me zyrtarët e lartë të Kosovës.  Ajo vjen në këtë post pas diplomatit italian Gabriele Meucci, thuhet në njoftimin për media.