Aktuale

Shefi i UNMIK-ut viziton Mitrovicën Veriore

Kryetari i Mitrovicës Veriore – Goran Rakiq, dhe Shefja Ekzekutive e Administratës Komunale -Adriana Hoxhiq, u takuan me shefin e UNMIK-ut Zahir Tanin dhe ekipin e tij

Siç thuhet në njoftimin për media, qëllimi i kësaj vizite tij ishte njohja me gjendjen aktuale në Komunën e Mitrovicës Veriore, shkruan radiokim. Me këtë rast, kryetari Rakiq dhe Adriana Hoxhiq e njoftuan delegacionin e UNMIK-ut për situatën aktuale të sigurisë, ekonomisë dhe nevojat e qytetarëve.

Po ashtu një vëmendje e veçantë i është dhënë çështjeve që lidhen me lëshimin e dokumenteve të Qendrës për Shërbime të Qytetarëve në departamentin e administratës komunale në këtë komunë.

Po ashtu Tanin ka shprehur interesim për të ndihmuar pushtetin lokal në gjetjen e zgjidhjeve për vështirësitë aktuale teknike.