Rajon & Botë

Shefi i OBT’së s’pret që Trump ta largojë Amerikën nga organizata

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë deklaroi sot se nuk zotëronte asnjë informacion nëse SHBA-ja do të largohej nga OBT-ja nën administratën e Donald Trump.

“Nuk kam asnjë të dhënë në lidhje me këtë pretendim, për çështjen në fjalë”, tha Roberto Azevedo për median në Gjenevë, selia e organizatës.

Gjatë fushatës së tij elektorale, presidenti i sapozgjedhur Trump e kishte cilësuar OBT-në “dështim” duke lënë të kuptohej se SHBA-ja mund të tërhiqet, transmeton atsh.

“Azevedo theksoi se ishte e parakohshme të spekulonte rreth vijës politike të presidentit të ardhshëm me ardhjen e tij në pushtet. Nuk jam aspak në dijeni rreth politikave tregtare të administratës së ardhshme”, shtoi ai.