Rajon & Botë

Shefi i NATO-s i kundërpërgjigjet Donald Trumpit

Zotimi i NATO’s për t’i mbrojtur dhe përkrahur aleatët që sulmohet është një garanci e pakushtëzuar e përcaktuar me traktatin e aleancës perëndimore, kështu ka thënë sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, pak kohë pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Gjatë fushatës presidenciale, Trump kishte kërcënuar se nëse do të zgjidhej president, atëherë do t’i braktiste aleatët e SHBA-së në Evropë, nëse ato nuk do të shpenzonin mjaftueshëm në mbrojtje, duke i demoralizuar shtetet baltike ish-sovjetike në kufi me Rusinë, të cilat druajnë se Moska mund të provojë t’i sulmojë ato njëjtë siç bëri në vitin 2014 me aneksimin e Krimesë në Ukrainë, transmeton Express.

“Garantimi i sigurisë i NATO’s është një përkushtim traktati dhe të gjithë aleatët janë zotuar solemnisht që ta mbrojnë njëri-tjetrin, prandaj kjo është diçka absolute dhe e pakushtëzuar,” ka thënë Stoltenberg gjatë një konference për media sot./Express/