Shefi i shërbimeve sekrete britanike (MI5), Andrew Parker, paralajmëroi kundër metodave gjithnjë e më shumë agresive të Rusisë dhe përdorimin e teknologjive kibernetike për t’iu kundërvënë Perëndimit.
“Moska mbështetet në të gjithë gamën e organeve shtetërore dhe gjithë fuqinë e saj për të përparuar politikën e saj të jashtme në mënyrë gjithnjë e më shumë agresive dhe kjo përfshin propagandën, spiunazhin, subvencionet dhe sulmet kibernetike”, theksoi Parker për “The Guardian”, transmeton atsh.
Këto deklarata vijnë pak ditë pasi një flotë detare ruse prej tetë anijesh, në rrugë për në brigjet siriane, i detektua në Detin e Veriut nga një fregate britanike.