Rajon & Botë

Shefi i Inteligjencës së Jashtme gjermane: Hakerët rusë po e sulmojnë Gjermaninë

Shefi i Shërbimit të Jashtëm Inteligjent të Gjermanisë, Bruno Khal, ka paralajmëruar se hakerët rusë mund t’i sulmojnë zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Gjermani, me fushata të keqinformimit të cilat mund ta minojnë procesin demokratik në vend, duke iu bërë jehon kështu shqetësimeve të ngritura më herët nga drejtori i Inteligjencës së Brendshme të vendit.

Ndërkohë, zyrtarët e Inteligjencës amerikane patën paralajmëruar para zgjedhjeve të 8 nëntorit në SHBA, të cilat i fitoi Donald Trump, se kishte përpjekje për manipulimin e votimit që ata besonin se mbështeteshin nga autoritetet ruse, transmeton Express.

Por, zyrtarët rusë e kanë mohuar një përpjekje të tillë.

Në një intervistë të publikuar sot në “Sueddeutsche Zeitung”, Bruno Khal, shefi i ri i Shërbimit të Jashtëm Inteligjent të Gjermanisë, ka thënë se ka indikacione se Rusia mund të qëndrojë prapa kësaj përfshirje.

“Kemi dëshmi se sulmet kibernetike janë duke ndodhur, të cilat nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç se të shkaktojnë pasiguri politike,” ka thënë ai./Express/