Aktuale

Shefi i Zyrës së BE në Beograd mbështet Serbinë lidhur me taksën e Kosovës

Shefi i Zyrës së BE në Beograd, Sami Fabrici, ka përkrahur thirrjen e Serbisë për heqjen e taksës nga Kosova për produktet dhe brendet e huaja që hyjnë nga Serbia.

Ai ka argumentuar njëlloj se kjo taksë shkel marrëveshjen e CEFTA’s.

“Kjo tarifë nga Prishtina nuk është në përputhje me frymën e MSA-së si dhe ajo duhet të hiqet menjëherë, pasi ajo është edhe në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA’s”, tha Fabrici, raporton Pink.

Kujtojmë se BE kishte shkelur premtinin se do të liberalizojë vizat për Kosovën sapo ajo të përmbush kriteret. Edhe pas përmbushjes së kritereve, Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend i izoluar në Europë.

the authorBurbuqe Metolli