Aktuale

Shefi i ushtrisë së Malit të Zi vjen sot në Kosovë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nga Mali i Zi, Dragutin Dakiq gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ushtaraku malazias do të pritet me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

Dragutin Dakiq do të zhvillojë fillimisht një takim me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama dhe pastaj edhe me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Bëhet e ditur se pas takimeve do të ketë edhe adresim për media nga dy gjeneralët.