Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi e ka ofruar dorëheqjen nga ky post.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.
“Po. Ka disa ditë që e ka dorëzua”, ka thënë Gashi për lajmi.net.
Paraqitja e dorëheqjes së tij, ka ardhur pas vendimit që ka marrë javë më parë kryeministri Haradinaj për lirimin nga detyra.
Përveç tij, Haradinaj kishte liruar nga detyra edhe ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj, për shkak se ata nuk e kishin informuar lidhur me aksionin për arrestimin dhe deportimin e gjatë qytetarëve turq./Lajmi.net/