Uragani, i quajtur “Irma” që ka nisur sulmin që dy ditë, është nisur drejt Floridas dhe më e keqja e kësaj është se pritet të shkatërrojë këtë vend, por edhe shtetet përreth saj.
Shefi federal amerikan për emergjenca, ka thënë uragani Irma do ta “shndërrojë në shkretëtirë” Floridan dhe shtetet përreth saj, shkruan BBC.
Me erëra të forta rreth 290 kilometra në orë, uragani Irma ishte në madhësi të territorit të Francës e që po kalon nëpër ishuj të vegjël, duke shkatërruar gjithçka.
Miliona njerëz po përgatiten të evakuohen nga Florida. Shumë prej tyre kanë rezervuar edhe fluturime jashtë shtetit.