Aktuale

SHBA vlerëson punën e Kosovës në luftën kundër trafikimit me njerëz

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni sot ka pritur në takim zyrtarin për çështje të jashtme nga zyra për monitorimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Atsuki Takahashi.

Ministri Hyseni e ka njoftuar zyrtarin e SHBA-së për përpjekejet që po bënë Republika e Kosovës në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ai ka theksuar se ky problem kërkon angazhim më të madh nga të gjithë institucionet, në mënyrë që të zvogëlohet në maksimum trafikimi me njerëz, shkruan lajmi.net.

Kurse, Atuski Tkahashi nga DASH, vlerësoi përpjekjet e Kosovës në luftimin e kësaj dukurie dhe bëri thirrje që të intensifikohet monitorimi dhe angazhimi, që ky problem të jetë sa më pak prezent në Republikën e Kosovës. /Lajmi.net/