Një ish-mjek në spitalin e Bronx në Nju Jork ka vrarë një person dhe plagosi gjashtë të tjerë, para se t’i merrte vetes jetën, njoftuan sot zyrtarët.
Sipas pohimeve të komisarit të policisë James O’Niel, autori i sulmit tentoi t’i vë vetes flakën, para se policët ta gjenin të vdekur, transmeton Reuters.
Mjeku-vrasës kishte dërguar një e-mail gazetës “New York Daily News”, para se të kryente sulmin.
Kjo është konfirmuar nga gazeta amerikane, sipas së cilës Henry Bello e kishte dërguar e-mailin dy orë para se ai të hapte zjarr në spital.
Sipas gazetës, Bello ka fajësuar një mjek tjetër, pasi që i kishte humbur shansin që të merret me medicinë, ndërsa spitalin e konsideron fajtor për shkak të ndërprerjes së bashkëpunimit para dy vitesh.