Rajon & Botë

SHBA-të mund të fillojnë vaksinimin kundër Covid-19 në fund të tetorit

Qendrat e SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u kanë thënë zyrtarëve të shëndetit publik që të përgatiten për shpërndarjen e një vaksine potenciale të koronavirusit përpara fundit të tetorit.

Dokumentet u postuan nga The New York Times dhe CDC konfirmoi për CNN-në se i ka dërguar ato te zyrtarët e shëndetit publik nëpër qytete dhe shtete amerikane, raporton i njëjti medium, transmeton lajmi.net.

Skenarët ofrojnë detaje rreth shpërndarjes së dy vaksinave anti-Covid-19 kur furnizimet “mund të jenë të kufizuara”.

Ata gjithashtu kanë këshilluar edhe kush duhet të vaksinohet së pari – profesionistët e kujdesit shëndetësor, “popullatat” e sigurisë kombëtare dhe banorët e personelin e institucionit të kujdesit afatgjatë.

“Këto skenarë janë krijuar për të mbështetur planifikimin juridiksional, federal dhe partner, por ato ende konsiderohen hipotetike,” lexohet në një dokument.

Dokumentet e skenarit nuk do të thonë domosdoshmërisht se vaksinë do të jetë në dispozicion deri në fund të tetorit.

the authorGazetaKNN