Të dënuarit që kanë marrë peng 4 punonjës të burgut në rajonin Delaware të SHBA-ve kanë treguar si shkak “kushtet e këqija të burgut” dhe “zgjedhjen si president të Donald Trumpit”.
Ngjarja ka ndodhur në burgun James Vaughn në rajonin Delaware, ku të dënuarit fillimisht kanë marrë peng 4 nga punonjësit e burgut, ndërsa pas disa orë kanë liruar dy prej punonjësve dhe kanë vazhduar protestën e tyre.
Ndër të tjera bëhet e ditur se disa nga të dënuarit në rajonin C ku qëndrojnë afërsisht 100 persona janë evakuuar dhe se janë në vazhdim bisedimet mes punonjësve të sigurisë dhe të dënuarve që kanë marrë pengjet.
Të dënuarit në orët e para të pengmarrjes kanë kontaktuar nëpërmjet telefonit me gazetën News Journal in Wilmington ku si arsye të protestës së tyre kanë treguar “kushtet e këqija dhe mungesa e mundësive arsimore në burg” dhe “zgjedhjen si president të Donald Trumpit”.
Një i dënuar ka kërkuar përmirësim e kushteve në burg duke shprehur se “Donald Trump, për çdo gjë që bën, ne e dimë se me atë punët në institucion do të përkeqësohen.”
Gjithashtu bëhet e ditur se vazhdon gjendja e jashtëzakonshme në burgun ku pas ngjarjes janë mbyllur hyrjet dhe daljet.