Ekonomia amerikane në tremujorin e tretë shënoi një rritje më të lartë se sa ishte vlerësuar fillimisht, duke shënuar ritmin më të shpejtë të rritjes në tre vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.
Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) SHBA, sipas të dhënave të qeverisë në Uashington, u rritën me 3.3 për qind në periudhën korrik-shtator në një nivel vjetor, më shumë se rritja e vlerësuar paraprakisht prej 3.0 për qind, njofton agjencia AP.