SHBA vazhdon të regjistrojë numër të madh të rasteve ditore me COVID-19.
Shtetet e Bashkuara regjistruan 33,888 raste të reja me Covid-19 dhe 594 vdekje të lidhura me virusin të hënën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raoprton Cnn, transmeton lajmi.net.
Kjo e rrit numrin e përgjithshëm kombëtar në të paktën 6,030,587 infeksione dhe 183,597 viktima.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara.