SHBA raportoi 42.048 raste të tjera me Covid-19 dhe 571 vdekje lidhur me të, sipas raportit të rasteve të Universitetit Johns Hopkins.
Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë pasur 5.403.361 raste me koronavirus, sipas të njëtit burim. Të paktën 170.052 njerëz kanë vdekur në përgjithësi nga sëmundja, bënë me dije universiteti, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Këto shifra përfshijnë raste nga 50 shtetet e vendit, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-ve, si dhe rastet e riatdhesuara.