Autoritetet në San Diego të Shteteve të Bashkuara kanë njoftuar se dy oficerë të policisë janë qëlluar me armë në një lagje në San Diego, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.
San Diego Union-Tribute raporton se sipas policisë incidenti ka ndodhur të enjten vonë, përcjell Gazeta Express.
Të dy oficerët janë dërguar në spital, por gjendja e tyre nuk është bërë e ditur.
Nuk ka informata rreth motivit të incidentit i cili ndodhi të enjten një orë para mesnate.