Rajon & Botë

SHBA pritet t’i rrisë sanksionet ndaj Koresë Veriore

SHBA-ja do t’i rrisë sanksionet ndaj Koresë Veriore, si dhe lëvizjet diplomatike që kanë për qëllim t’i bëjnë presion vendit që t’i japë fund programeve bërthamore dhe raketore.
Për strategjinë e presidentit Donald Trump u bë e ditur pas një njoftimi special për të gjithë 100 senatorët amerikanë, transmeton Express.

Më herët, komandanti amerikan në Paqësor e mbrojti vendosjen e një sistemi të avancuar raketor të mbrojtjes në Korenë Jugore.

Tensionet janë rritur për shkak të druajtjeve se Veriut është duke planifikuar testime të armëve të reja.

“Shtetet e Bashkuara kërkojnë stabilitet dhe denuklearizim paqësor të gadishullit korean,” kanë thënë në një komunikatë të përbashkët Sekretari i Shtetit, Rex Tilelrson, Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis dhe Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Dan Coats./Express/