Një person i armatosur goditi dy fëmijë dhe një mësues në një shkollë fillore në Townville në Karolinën e Jugut. Ai është arrestuar nga policia, dhe mendohet se është një adoleshent. Policia rrethoi vendngjarjen dhe kërkoi vigjilencë maksimale nga banorët e zonës, për të mos iu afruar perimetrit të rrethuar.
Fëmijët dhe mësuesja u shtruan menjëherë në qendrën e traumës emergjente, ku mbërritën me helikopter.
Tags:SHBA