Ministri i Financave i SHBA-ve, Steven Mnuchin tha të premten se administrata e presidentit Donald Trump së shpejti do t’i përkushtohet reformës tatimore, në mënyrë që Kongresi të miratojë ligjin e ri deri në muajin gusht.
Ai ka theksuar se me të njëjtin ligj do të zvogëlohet tatimi edhe për individë dhe kompani, transmeton KosovaPress.
Sipas tij, projekt propozimi për reforma tatimore, i cili i është dërguar Dhomës Përfaqësuese, ka edhe aspekte pozitive dhe negative, por nuk ka precizuar nëse në projekt propozim do të mbetet edhe tatimi kontestues për të hyrat nga shitja e mallrave të importuara.
Mnuchin në një intervistë për faqen Axios tha se në propozimin e Trump për ndarje më të mëdha për infrastrukturën do të parashihen 100 deri 200 miliardë dollarë nga buxheti federal.