Rajon & Botë

ShBA nuk merr pjesë në një takim për Afganistanin të organizuar nga Rusia

Washingtoni planifikon t’i shmanget konferencës për pajtim në Afganistan, të cilin sot e organizon Rusia, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner.

“Ne nuk planifkojmë të marrin pjesë në këto bisedime rajonale”, tha mbrëmë Toner dhe ka shtuar se “ishte e paqartë se cili është qëllimi” i bisedimeve.“Duket se është një përpjekje e njëanshme e Rusisë për të synuar ndikim në rajon”, tha Toner.

Moska i ka ftuar 12 shtete në këto konsultime që thuhet se kanë për qëllim procesin e pajtimit në Afganistan dhe fillimin e bisedimeve direkte ndërmjet qevrisë afgane dhe talibanëve.