Rajon & Botë

ShBA nuk e di nëse ndonjë amerikan është vrarë në Turqi

Shtëpia e Bardhë nuk e di akoma nëse në mesin e të vrarëve apo të lënduarve në Turqi janë edhe shtetas amerikan.

Kështu thuhet në një deklaratë të lëshuar nga presidenti i SHBA’së, Barack Obama.

Në deklaratë Obama përsërit nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm me Turqinë për luftën kundër terrorizmit, transmeton Gazeta Express.

“Presidenti sot në mëngjes ka marr raportet e fundit nga grupi për siguri nacionale dhe politikë të jashtme lidhur me situatën në Turqi. Këshilltarët e presidentit e kanë informuar atë me zhvillimet e fundit në terren, ndërkaq Obama iu ka thënë që të vazhdojnë të punojnë më bashkëpunëtorët e tyre turq, me qëllim që misionet diplomatike dhe personeli të jenë të sigurt”.

“Përderisa ne nuk kemi asnjë indikacion se ndonjë amerikan është vrarë apo lënduar në dhunën që shpërtheu në Turqi, presidenti dhe ekipi i tij shprehin keqardhje për jetët e humbura dhe i bëjnë thirrje të gjitha partive në Turqi që të veprojnë konform ligjit dhe të shmangin veprimet që mund të sjellin më shumë dhunë dhe jostabilitet. Presidenti Obama gjithashtu theksoi sfidat e përbashkëta që do të kërkojnë bashkëpunimin e vazhdueshëm turk, duke përfshirë edhe përpjekjet tona të përbashkëta kundër terrorizmit”, thuhet në fund të deklaratës për media të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.