SHBA ka hedhur poshtë akuzat e Koresë së Veriut se Uashingtoni i ka shpallur luftë, duke i quajtur absurde.
Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Phenianin që të ndalë provokimet pasi ky i fundit deklaroi se rezervonte çdo të drejtë të qëllonte avionët amerikanë.
Një zëdhënës i OKB-së tha se kjo retorikë fjalësh mund të çojë në keqkuptime fatale.
Koreja e Jugut ka bërë thirrje për një reagim të nivelit të lartë, duke paralajmëruar se përleshjet aksidentale në rajon mund të shpejt të dalin jashtë kontrollit.
Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, u tha gazetarëve të hënën se “e gjithë bota duhet të kujtojë se ishte SHBA-ja ajo e cila e para i shpalli luftë vendit tonë”, transmeton KosovaPress.
Derisa ishte duke u larguar nga Nju Jorku pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ai tha se vendi i tij kishte të drejtën të qëllonte avionët e SHBA-ve edhe nëse të njëjtit nuk ishin në hapësirën ajrore të Koresë së Veriut.