Departamenti Amerikan i Shtetit, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse të gjejnë personat që kanë urdhëruar vrasjen e gazetares ruse, Anna Politkovskaya, e cila u vra më 2006.
Në deklaratën e lëshuar sot, një ditë para 10-vjetorit të vrasjes së gazetares, Departamenti i Shtetit thotë se Politkovskaya dhe gazetarë të tjerë në rajonin e Kaukazit Verior në Rusi, në 20 vjetët e fundit janë “vrarë” në lidhje me “përpjekjet e tyre për të zbuluar korrupsionin, abuzimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut”.
“Mosndëshkimi i vazhdueshëm i këtyre vrasjeve të pazgjidhura vazhdon të minojë lirinë e shprehjes dhe të respektimit të drejtësisë si dhe të drejtat e njeriut në Rusi”, thuhet në deklaratë.