Rajon & Botë

ShBA: Kemi vrarë ministrin për informacion të ISIS-it

Pentagoni ka thënë se sulmet ajrore amerikane kanë vrarë njërin nga liderët më të lartë të të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS), Wa’il Adil Hasan Salman al-Fayad, në Siri.

I njohur edhe si “Dr Wa’il”, ai ishte ministër për informacion i ISIS-it, dhe ka mbikëqyrur prodhimin e videove propaganduese për ekzekutimet e ISIS, transmeton Express.

Sulmi që vrau al-Fayad ka ndodhur afër Raqas më 7 shtator, sipas Pentagonit.

Fayad ishte bashkëpunëtor i afërt i strategut të ISIS-it, Abu Muhammad al-Adnani, i cili u vra muajin e kaluar nga një sulm ajror.