Rajon & Botë

SHBA-Katari nënshkruajnë marrëveshje për luftë kundër terrorizmit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katari nënshkruan sot marrëveshjen për luftë kundër terrorizmit dhe financimit të tyre gjatë vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson në Doha, tha këshilltari i lartë i Tillerson, Robert Hamond.

“Katari dhe SHBA nënshkruan memorandum të mirëkuptimit ndërmjet dy shteteve, i cili parashikon përpjekjet e ardhshme të Katarit në forcimin e luftës kundër terrorizmit dhe zgjidhjen aktive të çështjes së financimit të terrorizmit”, ka thënë ai, transmeton Reuters.