Pionierja e të drejtave të homoseksualëve në Shtetet e Bashkuara, Edith Windsor, ka vdekur dje në moshën 88-vjeçare. Ajo do të mbahet mend për rastin e njohur në Gjykatën Supreme amerikane, që ka çuar në vendimin me të cilin janë anuluar disa pjesë të ndalesës federale për martesën e njerëzve me gjini të njëjtë.
Rasti i saj historik ka ndikuar që Gjykata Supreme ta anuloj Aktin e Mbrojtjes së Martesës (DOMA), me të cilin çifteve të martuara homoseksuale dhe lesbike, u ndaloheshin përfitimet federale.
Megjithëqë, vendimi ishte i kufizuar dhe vlente vetëm për pak shtete federale, ai e mundësoi vendimin e Gjykatës Supreme të vitit 2015, që çiftet e gjinisë së njëjtë kanë të drejtë kushtetuese të martohen në gjithë Shtetet e Bashkuara.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë dy mandateve të të cilit e ndjera Windsor arriti fitore dhe legalizim të plotë të martesës së personave me gjini të njëjtë, është shprehur pozitivisht për të.
“Ajo ka folur, jo për trajtim special, por për trajtim të barabartë, prandaj edhe martesat legale të çifteve të gjinisë së njëjtë mund të gëzojnë të drejta të njëjta federale dhe përfitime si çdokush tjetër”, tha Barack Obama.