Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se nga burgu i Guantanamos e kanë dërguar në Itali një të burgosur nga Jemeni.
Numri i të burgosurve në këtë bazë amerikane në Kubë ka rënë në 78.
Lirimi i tij është miratuar që nga viti 2010 por SHBA-të nuk e kanë dërguar të burgosurin prapa në Jemen për shkak të jo stabilitetit atje prandaj janë detyruar që të gjejnë një shtet tjetër i cili ka qenë i gatshëm ta pranojë.
Dërgimin e Fayiz Ahmad Yahia Suleiman para gjashtë viteve e kanë miratuar gjashtë organe shtetërore amerikane: Ministria e Mbrojtjes, ajo e Jashtme, Drejtësisë, shërbimi kombëtar dhe forcat e armatosura të SHBA-ve, transmeton Reuters.
Suleiman, rreth 40 vjeçar dyshohet se ka luftuar në anën e Al Kaidës kundër forcave amerikane në Afganistan, asnjëherë nuk ka qenë i akuzuar, as I dënuar por në burg ka qëndruar 14 vjet.
Presidenti amerikan Barack Obama ka shpresuar se do ta mbyllë burgun e Guantanamos vitin e parë të mandatit presidencial por kundër i janë dalë shumë kongresmenw republikanë por edhe demokratë.
Shumica e 78 të burgosurve të mbetur në Guantanamo janë aty qe më shumë se 10 vjet pa asnjë akuzë ose dënim qka bashkësia ndërkombëtare e dënon këtë.





















