Agjencia Raketore Mbrojtëse dhe Marina e SHBA-së e kanë kryer me sukses një testim të raketës së sistemit mbrojtës pranë bregdetit të Hawait.
Testimi u krye nga shkatërruesi raketor “USS John Paul Jones” dhe vjen vetëm një ditë pasi Koreja Veriore e shkrepi një raketë balistike e cila fluturoi mbi Japoni para se të binte në det, transmeton Express.
Testimi e interceptoi një cak të raketës balistike me rreze të mesme veprimi.
Koreja Veriore ka thënë se e hodhi raketën si kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve ushtarake të SHBA-së dhe Koresë Jugore, dhe ishte hapi i parë i veprimeve ushtarake në Paqësor për ta frenuar territorin amerikan Guam.
Kombet e Bashkuara e kanë dënuar atë duke e quajtur akt mizor.
Agjencia e Mbrojtjes e SHBA-së ka thënë se testimi i jep marinës të sistemit mbrojtës raketor aftësi më të mëdha për t’i interceptuar raketat në fazën e tyre terminale. /Express/