Rajon & Botë

SHBA-ja e rrëzon dronin e 200 eurove me raketë 3-milionëshe

Ushtria amerikane e ka përdorur një “Patriot missile” – raketë kjo që zakonisht kushton 3 milionë dollarë – për ta rrëzuar një dron të vogël, njofton gjenerali amerikan, David Perkins.

Goditja u shkrep nga një aleat i SHBA-së, njoftoi Perkins, përcjell Express.

“Droni që kushton 200 dollarë (188 euro) në Amazon.com nuk ka pasur asnjë gjasë kundër [raketës ‘Patriot’”, ka thënë ai.

Raketa “Patriot” armë që zakonisht përdorën për t’i rrëzuar aeroplanët luftarakë dhe raketat balistike të armikut.

“Tash funksionoi, ata e kuptuan, OK, dhe ne i duam raketat ‘Patriot’”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka sugjeruar se strategjia e tyre mbase nuk ishte e mençur kah ana ekonomike.

Ai nuk ka treguar se kur dhe ku ka ndodhur ngjarja./Express/