Aktuale

SHBA-ja e interesuar edhe për një marrëveshje: Linjë hekurudhore Kosovë-Serbi

Pas takimeve që zhvilloi me liderët e partive politike në Kosovës, përfaqësuesi i Amerikës për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, po qëndron të premten për vizitë në Serbi, ku ka zhvilluar takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Nga aty Grenell tha se është diskutuar para së gjithash për përmirësimin e standardit të jetesës dhe infrastrukturës për njerëzit që jetojnë në këtë rajon.

Ai po ashtu potencoi se gjatë qëndrimit në Kosovë e ka bërë të qartë se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake duhet të hiqet dhe në anën tjetër Beogradi duhet të ndalojë fushatën e çnjohjeve.

Ndërsa, presidenti Aleksandar Vuçiq në një konferencë të përbashkët bëri të ditur se me ambasadorin Grenell është diskutuar edhe për linjën hekurudhore, e cila do të lehtësojë transportimin dhe është në të mirë të dyja shteteve.

Vuçiqi ka thënë se ata kanë biseduar përveç për linjën ajrore, edhe për linjën hekurudhore, e cila do të lehtësojë transportimin dhe është në të mirë të dyja shteteve.

Biseduam edhe për tema tjera për rreth marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe z.Grenell që nga e hëna do të organizon mes ekspertëve të hekurudhave dhe rrugëve dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për këtë, këto janë çështje kyçe që nuk I bëjnë dëm askujt dhe është normale që këtu do të ketë çështje që nuk do të janë të lehta, sa i përket linjës ajrore ne kemi 2-3 hapa që duhet t’i lëvizim njëkohësisht dhe të vendoset me drejtoritë për aviacion civil dhe KFOR’in, të njejtat zhvillime që janë bërë për vendosjen e linjës ajrore do të bëhen edhe për vendosjen e linjës hekurudhore, ne do të shohim si të lehtësojme jetën e njerzve në Prishtinë dhe Beograd”, tha Vuçiq.