Rajon & Botë

SHBA-ja e akuzon Iranin: Po bën provokime të vazhdueshme alarmuese

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, e ka akuzuar Iranin se po bën provokime të vazhdueshme alarmuese me qëllim që ta destabilizojnë Lindjen e Mesme dhe t’i minojnë interesant e Amerikës në rajon.
“Një Iran i pakontrolluar e ka mundësinë ta marrë të njëjtën rrugë si Koreja Veriore dhe ta marrë edhe botën bashkë me të,” ka thënë Tillerson, transmeton Express.

Presidenti Donald Trump më herët ka urdhëruar rishikimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Por, SHBA-ja e pranon se Teherani është duke vepruar në përputhje me marrëveshjen e vitit 2015.

Irani nuk ka bërë asnjë koment publik deri më tani rreth zhvillimeve më të fundit.

Megjithatë, i ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat e Perëndimit se Irani po tenton të zhvillojë armë bërthamore./Express/